Aksident tragjik në vendin e punës, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Diaspora

Aksident tragjik në vendin e punës, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në Borello të Italisë, ku në një kantieri ndërtimi ka humbur jetën një punëtor shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale A. M., humbi jetën teksa po drejtonte një buldozer të vogël Bobcat, pak pas orës 12:15 të së premtes 18 tetor.

Dinamika e aksidentit është zbardhur pjesërisht. 62-vjeçari po lëvizte bobcat-in teksa ngarkonte mjetin në një kamion. Për të lejuar manovrën, si gjithmonë në këto raste, ishin vendosur dy rampa për të lejuar ngjitjen e buldozerit.

Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe punëtori u përplas mes automjetit dhe asfaltit, duke ndërruar jetë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat