Ka nisur në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel, gjyqi ndaj 24 anëtarëve të një organizate kriminale shqiptare, të mbiquajtur “ekstraktuesit”.
Të akuzuarit u arrestuan në vitin 2023 gjatë një operacioni të koordinuar ndërkombëtar midis Belgjikës, Gjermanisë dhe Italisë.
Ata atribuohen me pjesëmarrjen e tyre në një rrjet të gjerë trafiku droge, të fokusuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë Evropën.
Rasti ka krijuar pritshmëri për shkak të rëndësisë së organizatës, e cilësuar si një nga organizatat më aktive shqiptare në trafikun e drogës.dia