Pas lamtumirës për njeriun e kolosin shqiptar dhe botëror Ismail Kadare, (1936 -2024) gjithmonë i dashur e i nderuar edhe nga mërgimtarët në Zvicër

Diaspora

Pas lamtumirës për njeriun e kolosin shqiptar dhe botëror Ismail Kadare, (1936 -2024) gjithmonë i dashur e i nderuar edhe nga mërgimtarët në Zvicër

Nga: Haki Latifi Më: 22 tetor 2024 Në ora: 10:56
Ndue Ukaj & Haki Latifi

Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër organizoi një mbrëmje përkujtimore kushtuar shkrimtarit me përmasa botërore Ismaili Kadare me temën; Pas Lamtumirës „KADARE: E PAVDEKSHMJA LETRARE, SI DHE NDERI DHE ZËRI I KOMBIT“.

Ditën e shtunë, më 19 verdhor(tetor), Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër në mjediset e saj të bibliotekës në Littau/LU të Zvicrës, organizoi një mbrëmje përkujtimore për të përkujtuar e nderuar shkrimtarin e mirënjohur, jo vetëm në hapësirat gjeografike shqiptare por edhe ndërkombëtare Ismail Kadare, i cili sot 110 ditë më parë me 1 korrtor (korrik) 2024 ndërroi jetë.

Veprimtaria letrare e shkrimtarit Ismail Kadare ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi ndikim në trashëgimin kulturore por edhe atë diplomatike, sepse janë përkthyer veprat e tija në më shumë se 45 gjuhë botërore që lexohen nga lexues të ndryshëm po edhe diplomatë me shërbime të ndryshme diplomatike.

Këtë veprimtari e hapi znj. Hava Kurti Krasniqi, e cila përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhjen mysafirëve të kësaj mbrëmje përkujtimore. Me pjesëmarrjen e tyre këtë mbrëmje përkujtimore nderuan edhe diplomatë nga Shqipëria dhe Kosova, zonja Makfire Azemi zëvendskonsulle në konsullatën e Cyrihut, dhe diplomati i Ambasadës së Shqipërisë z.Valon Gashi, pastaj krijues, të shquar, veprimtarë si dhe perfaqësues të klerit Katolik shqiptarë në Zvicër, misionari Don Anton Uka etj.

Për të nderuar kujtimin e tyre të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.

Në fillim një fjalë rasti e mbajti z. Nue Zalli, kryetar i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër. Zoti Zalli që në fillim theksoi se, Ismail Kadare e jetoi ciklin e plotë të jetës dhe gjatë këtyre viteve ai ishte mjaft prodhimtar në disa gjini të letërsisë dhe veprimtarive shoqërore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Të pranishmit me nga një fjalë rati i përshëndetën; znj. Makfire Azemi zëvendskonsulle në konsullatën e Cyrihut, dhe diplomati i Ambasadës së Shqipërisë z. Valon Gashi.

Ne vazhdim të programit referuan referuesit; shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë, z.Ndue Ukaj referoj me temën: „Ismail Kadare: Kryqëzime letrare dhe kulturore“; shkrimtari Zviceran, z.Pablo Haller referoj me temën „Spirtus-den Überwachenden überwachen Spiritus - (Vëzhgimi i të vëzhguarit).

Kurse miku i Kadaresë , shkrimtari dhe kryetari i Lidhjes së krijuesve shqiptar në Mërgatë, z. Musa Jupolli, referoi me temën: „Kadare në Mërgim“.

Në vazhdim referuesi i rdhës ishte; veprimtari dhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar në Zvicër, z. Abas Fejzullahi në të cilën lexoi punimin me temën; „Veprimtaria letrare e Ismail Kadares në shërbim të kulturës kombëtare dhe diplomacisë.“

Referuesi i fundit ishte nikoqiri kësaj mbrëmje përkujtimore, shkrimtari, z.Bardhec Berisha- Bardhi i cili referoj me temën: „Identiteti evropian i shqiptarëve: apo Rrënjët perëndimore të shqiptarëve.

Prania e shumë pjesëmarrësve e bëri këtë veprimtari përkujtimore edhe më të ngrohtë, më emocionale, bënë që të ndihej edhe prania e shkrimtarit, kolosit të letërsisë shqipe dhe të asaj botërore, Ismail Kadare .

Gjatë kësaj mbrëmje përkujtimore programin e pasuruan me dy pika muzikore të ekzekutuar nga motrat studente, Puhiza e Morea Shala.

Kurse z.Martin Musaj, u kujdes për prezantimin e disa poezive të Ismail Kadaresë, të interpretuar nga aktorë shqiptar.

Në fund kryetari i Lidhjes së krijuesve shqiptar në Mërgatë, z. Musa Jupolli ia dorëzoj një Mirënjohje kryetarit të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër z. Ndue Zalli.

Përmes syrit të kamerës, mbrëmjen përkujtimore e regjistroi z. Frrok Kolaj, për xhirimin e programit, që mund ta shihni së shpejti, në you tube .

Sipas traditës së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër për të pranishmit u shtrua një koktej me pije e ushqime - një kafshatë buke për shpirtin e Kolosit të letërsisë, Ismail Kadare. Edhe gjatë këtij kokteji vazhduan kujtimet, historitë e bisedat për jetën dhe veprën e Ismail Kadare. Secili/secila kishte për të thënë, për të kujtuar diçka të këndshme e të paharrueshme.

Sponsor i kësaj mbrëmje përkujtimore ishte: „UJË RUGOVE“, Ibrahim ÇEKAJ , i cili i dhuroi të pranishmëve nga një Ujë Rugove.

Familja dhe miqtë humbën njeriun e tyre më të dashur, letërsia shqipe dhe botërore humbi një mjeshtër të penës, të përkushtuar, mjaft prodhimtar e cilësor. Prandaj, ai është edhe Mësuesi i Kombit. Ismail Kadare u nda fizikisht nga kjo botë, por ai gjithmonë do të mbetet për ne një mik i dashur e i nderuar, njeri fisnik e shkrimtar me vlera të padiskutueshme letrare e njerëzore. Largimi i tij na varfëron, vepra e tij na pasuron. Ishte kjo një mbrëmje përkujtimore e veçantë, mbresëlënëse e mjaft emocionuese.

Në fund po e përmbylli këtë shkrim me një fjali të përgjigjes së Kadaresë dhënë Eric Faye - „Ismail Kadare, përse shkruani?

Ismail Kadare - Sepse jam prej racës së shkrimtarëve që është krijuar për të shkruar...Është një instinkt race, të cilit i bindem.“

Përgëzime organizatorit, ndërsa nderim dhe mirënjohje të thellë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe trashëgiminë e paçmuar letrare që la pas!

Zvicër, më 20 verdhor 2024

Fotot nga vendngjarja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat