Me 4 kg kokainë, si u arrestuan 3 shqiptarët në Rimini/ Detajet nga operacioni

Diaspora

Me 4 kg kokainë, si u arrestuan 3 shqiptarët në Rimini/ Detajet nga operacioni

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 19:30
Policia

Tre shqiptarë u arrestuan nga Guardia di Finanza e Riminit, teksa u kapën me 4 kg kokainë me vlerë rreth 150 mijë euro. Gjithçka nisi rreth orës 14:00 të së hënës, kur një patrullë civilësh e Fiamme Gialle u ndesh me një makinë Smart, në pronësi të një personazhi të njohur për policinë.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, 31-vjeçar, i njohur për krime si marrja dhe mbajtja e armëve klandestine dhe posedimi i dokumente false.

Më pas civilët e Guardias filluan të ndiqnin makinën e vogël derisa shoferi, i identifikuar më vonë si një 25-vjeçar shqiptar banues në Cesena, ndaloi pranë një shtëpie dhe financuesit e ndaluan për t’i kërkuar dokumentet.

I riu arriti të largohej në këmbë, duke u strehuar në një apartament në pallat dhe vetëm pas këmbënguljes së gjatë, ushtarët e Fiamme Gialle arritën të hapnin dyert e hyrjes.

Brenda shtëpisë, përveç 25-vjeçarit janë gjetur edhe dy bashkatdhetarë të tjerë: një bashkëmoshatar i të arratisurit dhe një 31-vjeçar.

Drejtuesi i mjetit tentoi të hidhte drogën, e futur në dy qese plastike, nga dritarja.

Por policia gjeti qeset ku ishin mbështjellë 27 pako kokaine me peshë totale 3.7 kilogramë si dhe një thikë, 2 peshore precize dhe materiali për paketimin e dozave.

Nga kontrolli i banesës u zbuluan 5700 euro cash të tre shqiptarëve. Tek tre shqiptarët u krye një kontroll i mëtejshëm dhe në posedimin e 31-vjeçarit iu gjetën edhe 3.6 gramë kokainë dhe 1 marijuanë.

Tre shqiptarët janë dëguar në burgun “Caseti”. Në ditët në vijim ata do të dalin para gjyqtarit hetues për të vërtetuar arrestimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat