Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me në krye dr. Lumir Abdixhikun, i ka nisur në Republikëne Kosovës, në RF të Gjermanisë e kudo tjetër në Mërgata Shqiptare në Botë, përgatitjet elektorale, janë ndezur “motorrët elektoralë”, për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025, për një Ndryshim të Madh në Atdhe, për “Fitore Rugoviane” në Kosovëne pavarur, euro-atlantike.
Vet emri ynë i përbashkët Rugovian: LDK na jep simboliken e portretin tonë, veprimtarinë tonë. “Lidhja”- na fton të jemi unitetarë: “Bashkarisht e Shqiptarisht”; “Demokratike”- na mëson të luftojmë e mbetemi në jetën e përditshme, në elektoriada e në qeverisje: “Demokratë Atdhetarë”; “Kosova”- është e mbetet E Para, me përkushtimin tonë për shtetësinë e saj (ndër) kombëtare, për zhvillimin e fuqizimin e saj të gjithanshëm e të pandalshëm. Secili prej nesh është Kosovë, se Kosova është te secili prej nesh, edhe këtu në mërgim, në “dhera të huaja”, siç thoshin herët rilindasit tanë kombëtarë.
Ne jemi të motivuar e përkushtuar si Rugovianë, si LDK-istë, që Programi Ynë Elektoral e Qeverisës të mos jetë vetëm për Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, jo vetëm për një mandat 4-vjeçar, por për brezat e ardhshëm të Republikës së Kosovës, për ardhmërinë e saj.
Të jetosh është edhe të Zgjedhësh, prandaj dhe një nga zgjedhjet tona të mira në jetën publike politike atdhetare është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Rugovës e Abdixhikut, sepse ne e dimë fort mirë kush jemi si forcë politike kombëtare në këto 35 vite kalendarike, prej 23 dhjetorit 1989; sepse e dimë se çfarë përfaqëson LDK me dr.Rugovën në historinë e Lirisë, Pavarësisë, Shtetësisë, zhvillimeve e ardhmërisë së Kosovës; sepse ne e dimë ku shkojmë e ku do të arrijmë me “Rrugën e Re” dhe dr. Abdixhikun në Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, në vitet e mandatit të pritshëm qeverisës, por edhe në të gjitha vitet e dekadat e zhvillimit e lartësimit të Republikës së Kosovës.
9 Shkurti 2025 është hyjnor edhe në politikën tonë Rugoviane, me udhëheqës aktual të LDK-së, dr.Lumir Abdixhikun, me shumë figura.