“Rruga e re” – Kodi ynë i Fitores së Madhe e Qeverisjes së Mirë të LDK-së përardhmërinë e Republikës së Kosovës

Diaspora

“Rruga e re” – Kodi ynë i Fitores së Madhe e Qeverisjes së Mirë të LDK-së përardhmërinë e Republikës së Kosovës

Nga: Hilmi GASHI – NRW, Gjermani Më: 24 tetor 2024 Në ora: 21:03
Hilmi GASHI – NRW, Gjermani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me nëkrye dr. Lumir Abdixhikun, i ka nisur në Republikëne Kosovës, në RF të Gjermanisë e kudo tjetër nëMërgata Shqiptare në Botë, përgaditjet elektorale, janë ndezur “motorrët elektoralë”, për ZgjedhjetParlamentare të 9 shkurtit 2025, për një Ndryshim tëMadh në Atdhe, për “Fitore Rugoviane” në Kosovëne pavarur, euro-atlantike.

​Vet emri ynë i përbashkët Rugovian: LDK na jepsimboliken e portretin tonë, veprimtarinë tonë.“Lidhja”- na fton të jemi unitetar: “Bashkarisht e Shqiptarisht”; “Demokratike”- na mëson të luftojmëe mbetemi në jetën e përditshme, në elektoriada e nëqeverisje: “Demokratë Atdhetarë”; “Kosova”- është e mbetet E Para, me përkushtimin tonë për shtetësinë e saj (ndër)kombëtare, për zhvillimin e fuqizimin e sajtë gjithanshëm e të pandalshëm. Secili prej nesh është Kosovë, se Kosova është tek secili prej nesh, edhe këtu në Mërgim, në “dhera të hueja”, siçthoshin herët rilindasit tanë kombëtarë.

​Ne jemi të motivuar e përkushtuar si Rugovianë, si LDK-istë, që Programi Ynë Elektoral e Qeverisëstë mos jetë vetëm për Zgjdhjet e 9 Shkurtit 2025, jo vetëm për një mandat 4-vjeçar, por për brezat e ardhshëm të Republikës së Kosovës, për ardhmërinëe saj.

​Të jetosh është edhe të Zgjedhësh, prandaj dhenjë nga zgjedhjet tona të mira në jetën publikepolitike atdhetare është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Rugovës e Abdixhikut, sepse ne e dijmë fort mirë kush jemi si forcë politike kombëtarenë këto 35 vite kalendarike, prej 23 dhjetorit 1989; sepse e dijmë se çfarë përfaqëson LDK me dr.Rugovën në historinë e Lirisë, Pavarësisë, Shtetësisë, zhvillimeve e ardhmërisë së Kosovës; sepse ne e dijmë ku shkojmë e ku do të arrijmë me “Rrugën e Re” dhe dr. Abdixhikun në Zgjedhjet Parlamentare të9 shkurtit të vitit të ardhshëm, në vitet e mandatit tëpritshëm qeverisës, por edhe në të gjitha vitet e dekadat e zhvillimit e lartësimit të Republikës sëKosovës.

​9 Shkurti 2025 është hyjnor edhe në politikëntonë Rugoviane, me udhëheqës aktual të LDK-së, dr.Lumir Abdixhikun, me shumë figura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat