Akuzohet se vrau të moshuarën, lihet në burg shqiptarja në Greqi, 50-vjeçares i ra të fikët kur dëgjoi vendimin e Gjykatës

Diaspora

Akuzohet se vrau të moshuarën, lihet në burg shqiptarja në Greqi, 50-vjeçares i ra të fikët kur dëgjoi vendimin e Gjykatës

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Gjykata e Lamias në Greqi ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçaren shqiptare, e cila akuzohet se ka vrarë me thikë një 84-vjeçare në zonën e Kamena Vourla rreth një javë më parë.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë gjithë seancës shqiptarja ka mohuar të jetë e përfshirë në vrasjen e të moshuarës, ndërsa mësohet se në momentin që iu komunikua masa, 50-vjeçares shqiptare i ra të fikët. Menjëherë ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lamias ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Avokati i shqiptares tha për mediat greke se provat e akuzës për klienten e tij janë të paplota.

Kujtojmë se dyshimet mbi shqiptaren lindën , pasi ajo kishte akses në banesën e të moshuarës, pasi ishte punësuar te ajo, e ndihmonte me punët e shtëpisë, gatimin dhe pazaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat