Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, vdiq mëngjesin sot (25 tetor) në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh.
Rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.
Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar një shoqe bashkëmoshatare me 14-vjeçaren, për ta marrë në pyetje,
Trupi i vajzës u dërgua në qendrën e Mjekësisë Ligjore në Pavia për të kryer analizat.
Hetimet e Prokurorisë
Nga sa bëjnë me dije mediat italiane, Prokuroria për të Mitur të Bolonjës vijon në shkallë të parë, duke koordinuar hetimet e njësisë hetimore të Karabinierëve të Piacenza-s, në bashkëpunim me Prokurorinë e Piacenzës. Nga ana e hetuesve ka konfidencialitet lidhur me drejtimin e hetimeve. Hetimet u kryen nga policia, e cila intervistoi disa dëshmitarë, mes tyre edhe një adoleshente tjetër, e cila me sa duket ishte me vajzën.