Një mosmarrëveshje mes fqinjëve ka përfunduar me vrasjen e një shqiptari në Garbagnate Milanese, Itali.
Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në Via Varese. Nga informacionet e para, një shqiptar rreth 40 vjeç u qëllua me armë nga fqinji i tij pas një debati.
I moshuari, sipas mediave italiane, pasi kishte debatuar me shqiptarin, kishte rrëmbyer armën. Ai dyshohet se fillimisht qëlloi në ajër dhe më pas drejt 40-vjeçarit.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të urgjencës, shqiptari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar u arrestua, teksa policia po punon për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.