U kapën në Francë me dokumenta false greke, shqiptarëve u ndalohet hyrja për 3 vjet

Diaspora

U kapën në Francë me dokumenta false greke, shqiptarëve u ndalohet hyrja për 3 vjet

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:53
Shqiptarët u kapën në 30 qershor nga doganierët francezë në Dieppe, teksa u paraqitën me dokumente greke.

Dy shqiptarë që tentuan të hipin në një traget me dokumente false greke, rrezikojnë dy muaj burg me kusht secili dhe 3 vjet ndalim për të hyrë në territorin francez.

Shqiptarët u kapën në 30 qershor nga doganierët francezë në Dieppe, teksa u paraqitën me dokumente greke.

20-vjeccarja dhe 31-vjeccari u përballën me gjykatën e Dieppe, ndërsa ata kishin në dispozicion një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, të falsifikuara në emër të shtetasve grekë.

Agjentët doganorë nuk u mashtruan. Të vendosur në paraburgim policor, ata pranuan faktet, duke pranuar se secili kishte paguar 1,500 euro për t’i siguruar vetes këto dokumenta falsë.

Zëvendësprokurorja kërkoi dënim me burg prej dy muajsh me kusht dhe ndalim në territorin francez për tre vjet për secilin nga dy të pandehurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat