Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci po qëndron në Linkoping të Suedisë, atje ku ka zhvilluar takime me mërgatën.
Bajqinovci tha se këto takime ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen.
“Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër.
Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë”, ka shkruar deputeti në Facebook.