Sonte premierë në Teksas filmi dokumentar “Shpëtimtari i Kosovës”

Diaspora

Sonte premierë në Teksas filmi dokumentar “Shpëtimtari i Kosovës”

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas ka njoftuar se sonte atje do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shpëtimtari i Kosovës”.

Në njoftimin e kësaj qendre thuhet se ky film dokumentar trajton jetën, veprën dhe kontributin e ish-kongresistit Joe DioGuardi për çështjen shqiptare, me autor dhe producent Hysen Zeqaj.

Premiera e filmit pritet të shfaqet me fillim nga ora 18:30.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju ftojmë në premierën e filmit dokumentar "Shpëtimtari i Kosovës", i cili trajton jetën, veprën dhe kontributin e ish-kongresistit Joe DioGuardi për çështjen shqiptare, me autor dhe producent Hysen Zeqaj.

Ju mirëpresim së bashku me familjet dhe miqtë tuaj!

E hënë, 28 Tetor 2024
 Ora 6:30 PM
 AACC TX - 350 E. Southwest Pkwy, Lewisville, TX 75067

Mirë se vini! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat