Reagim i ashpër i LDK-së Dega Jugore Suedi

Diaspora

Reagim i ashpër i LDK-së Dega Jugore Suedi

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Dega Jugore e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedi.

Reagim i ashpër lidhur me shfaqjen e grafiteve fyese dhe denigruese drejtuar ish-deputetit të LDK-së, Fadil Geci, dhe familjes Bajraktari nga Llausha e Drenicës.

Në reagim thuhet se ky akte denigrues është i papranueshëm i cili lidhet me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Grafitet fyese kundrejt një dëshmitari te Gjykatës speciale e cila është e Kosovës, vetëm që dëmtojnë rëndë familjen Geci, por përbëjnë një kërcënim për të gjithë dëshmitarët e tjerë që kanë dëshmuar dhe do te dëshmojnë për vrasjet e familjarëve të tyre, të cilat vazhdojnë të mbeten të pazbardhura sot e 26 vite.

Në deklaratë përmendet edhe fakti se mbi 100 vrasje janë ende të pasqaruara, për të cilat kërkohet drejtësi dhe zbardhjen e tyre dhe se drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet, pavarësisht tentativave dhe përpjekjeve për t’i mbuluar vrasjet gjate dhe pas luftës.

Gjithashtu, LDK-së, Dega Jugore Suedi, kujton se shtatë vëllezërit Geci kanë qenë mbrojtës dhe përkrahës të palëkundur të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe institucioneve te Republikës se Kosovës, të dalluara nga vota e popullit, përfshirë edhe dy atentatet e dështuar ndaj tij, e të cilat mbeten ende të pazbuluara.

Reagimi i LDK-së, synon të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e respektimit të dëshmitarëve dhe procesit të drejtësisë, duke dënuar çdo akt të intimidimit që synon të minojë këtë proces.

Nga: Kryesia e LDK-së, Dega Jugore Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat