Romani im i botuar, i cili titullohet "Lisi i gjakut" ("Kur fjalët vrasin")

Diaspora

Romani im i botuar, i cili titullohet "Lisi i gjakut" ("Kur fjalët vrasin")

Nga: Arber Shabanaj Më: 30 tetor 2024 Në ora: 20:56
Kopertina e librit

Friedberg / Gjermani, më 30.10.2024

Shumë të nderuar miq,

së pari shpresoj se këta rreshta të mi, ju dhe familjet tuaja shëndosh dhe mirë ju takojnë.

Mua më duhet ndihma e juaj, të nderuar miq. Dua t'a nxjerr në shesh një komplot të çoroditur, i cili është duke e çrregulluar dhe shëmtuar edhe emrin e shndritshëm të UÇK-së dhe njëkohësisht duke e njollosur dhe deformuar zhvillimin historik mbarëkombëtar. Për një orientim, ju lus që së pari t'i lexoni tekstet e mia të cilat e shoqërojnë këtë E-Mail të sotëm.

Unë quhem Arber Shabanaj, jam me prejardhje nga Gjakova e Kosovës, jetoj në Gjermani dhe merrem me punë letrare, pra jam shkrimtar. Ju lutem miqësisht, që t'a botoni artikullin tim komplet (në tërësi), të cilin ju e gjeni sipër këtij E-Maili si formatim-Wort, si edhe kopertinën e romanit tim dhe fotografitë e bashkangjitura. Botimi i tekstit dhe i fotografive, si tërësi, është shumë domethënës, sepse vetëm ashtu realizohet thelbi koptimplotë i artikullit kur ju t'a botoni në gazetën tuaj, i cili - sipas mendimit tim - do t'ë arrijë shumë lexues.

Nëse ju m'a bëni mua këtë nderë, atëherë i nderoni shumë shpirtëra të vuajtur -, të cilët nuk jetojnë më, ose jetojnë akoma me plagë në trup dhe në shpirt - këta të cilët ju mundni t'i shquani ndërmjet rreshatve të frangmentit tim të leximit.

Prandaj, që tani, unë juve, ju jamë shumë mirënjohës, nese e gjeni mundësinë ju lutem që këto informacione t'i botoni që të arrisin sa më shumë lexues. Ngelem me konsideratë të lartë dhe me falënderime të përzemërta për një përgjigje pozitive nga ana e juaj.

Ju falënderoj dhe bëj të fala miqësore,

Arber Shabanaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat