Lila Saliasi, një shqiptare që jeton në Valencia (Spanjë) tha përmes një interviste televizive, se lajmërimi për shirat dhe përmbytjet erdhi pak me vonesë, kësisoj nuk pritej kjo situatë.
Sipas Saliasit deri më tani nuk ka raportime për shqiptarë të prekur nga kjo situatë.
“Shqiptarët janë ok. Unë isha në zonën e rrezikut. Në orën 4 dola nga ajo zonë, në orën 5 atje ishte çdo gjë e përmbytur.
Dëmi nuk mund të përllogaritet, imagjino sikur Tirana të jetë e komplet e sheshuar. Qendra të mëdha tregtare nuk duken më, janë zhdukur.
Lajmërimi erdhi pak me vonesë, nuk u prit.
Na lajmëruan, Qendra e Emergjencës së Shtetit dërgon lajmërime se çfarë po ndodh. Njerëzit janë të mobilizuar, ndihmojnë njëri-tjetrin.”