Përmbytjet masive në Spanjë, shqiptarja: Lajmërimi erdhi pak me vonesë, nuk ka shqiptarë të prekur

Diaspora

Përmbytjet masive në Spanjë, shqiptarja: Lajmërimi erdhi pak me vonesë, nuk ka shqiptarë të prekur

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 13:10
Sipas Saliasit deri më tani nuk ka raportime për shqiptarë të prekur nga kjo situatë.

Lila Saliasi, një shqiptare që jeton në Valencia (Spanjë) tha përmes një interviste televizive, se lajmërimi për shirat dhe përmbytjet erdhi pak me vonesë, kësisoj nuk pritej kjo situatë.

Sipas Saliasit deri më tani nuk ka raportime për shqiptarë të prekur nga kjo situatë.

“Shqiptarët janë ok. Unë isha në zonën e rrezikut. Në orën 4 dola nga ajo zonë, në orën 5 atje ishte çdo gjë e përmbytur.

Dëmi nuk mund të përllogaritet, imagjino sikur Tirana të jetë e komplet e sheshuar. Qendra të mëdha tregtare nuk duken më, janë zhdukur.

Lajmërimi erdhi pak me vonesë, nuk u prit.

Na lajmëruan, Qendra e Emergjencës së Shtetit dërgon lajmërime se çfarë po ndodh. Njerëzit janë të mobilizuar, ndihmojnë njëri-tjetrin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat