Një plumb depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin, detaje nga atentati në Greqi!

Diaspora

Një plumb depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin, detaje nga atentati në Greqi!

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 14:14
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja dalin nga atentati në Markopoulo të Greqisë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me plumb teksa ndodhej brenda mjetit.

Sipas mediave greke, plumbi depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin.

Mësohet se autorët, që dyshohet se janë të komunitetit rom, i kishin bërë pritë familjarëve të vogëlushit, i cili mbeti viktimë e ngjarjes së rëndë.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Kur kanë parë makinën e tyre duke kaluar aty pranë, autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Megjithatë, vetëm një plumb ka depërtuar në xhamin e pasëm të mjetit, duke rezultuar fatal për jetën e 3-vjeçarit.

Sipas Protothema.gr, më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e atentatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat