Futi në stadium gjashtë persona pa biletë dhe kontroll nga kafeneja ku punonte, arrestohet shqiptari

Diaspora

Futi në stadium gjashtë persona pa biletë dhe kontroll nga kafeneja ku punonte, arrestohet shqiptari

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik, pasi ka futur në stadium pa bileta gjashtë persona.

Siç shkruajnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje mes Aris dhe Levadeiakos.

Shqiptari, i cili ishte punonjës i një kafeneje që ndodhej në tribunë, hapi një derë që të çonte në kafenen dhe lejoi hyrjen e gjashtë personave, duke mos respektuar dispozitat përkatëse për sistemin elektronik të biletave dhe kontrollin fizik të spektatorëve.

“Punonjësit e Policisë së Harilaou, Departamenti i Policisë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 37-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një dosje nga Departamenti i Sigurisë Harilaou për shkelje të legjislacionit të sportit”, njofton policia greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat