Mikja e shqiptarëve në Itali, kandidate për presidente në Umbria

Diaspora

Mikja e shqiptarëve në Itali, kandidate për presidente në Umbria

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Më 17 dhe 18 nëntor në Umbria të Italisë votohet për të përzgjedhur presidentin e këtij rajoni. Ne mësojmë se aty është kandidate edhe një mikeshë e z. Agron Kolthi, politikan shqiptar i mbrojtës i shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës atje, por edhe një mikeshë që respekton dhe do popullin shqiptar.

Fjala është për Valeria Alessandrini, ndërsa ai fton të gjithë shqiptarët që ta votojnë zonjën në fjalë në këtë zonë.

Si duket, me një karrige në këtë post të znj. Alessandrini, shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Itali do ta kenë një ndihmë dhe një zë më afër halleve dhe problemeve të tyre. Kujtojmë që z. Agron Kolthi, i cili është kryetar i Partisë Demokristiane në Genova dhe sekretar i kësaj partie në Itali, ka miqësi të mirë me shumë personalitete dhe politikanë, dhe ndërhyn gjithmonë për të mirën e shqiptarëve.

Me të drejtë, ai mbështet Valeria Alessandrini në këto zgjedhje. Zonja Alessandrini ka qenë senatore në Itali, ndërsa kohët e fundit po lufton me një sëmundje. Të gjithë i urojnë fitoren shëndetësore, por edhe në këto zgjedhje që po vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat