Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga takimi me mërgatën në Oslo të Norvegjisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mërgata gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë.
“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë.
Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit”.
“Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë”, është shprehur Kurti.