Tentativë grabitjeje në Itali, 43-vjeçari shqiptar qëllohet shtatë herë me armë zjarri

Diaspora

Tentativë grabitjeje në Itali, 43-vjeçari shqiptar qëllohet shtatë herë me armë zjarri

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit ditën e djeshme në spitalin San Giuliano në Giugliano të Italisë me plagë të shumta.

Ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptarin kanë tentuar ta grabisin dy të rinjë.

43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar.

Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinjë që i janë afruar me skuter. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat