Prokurori nxjerr armën dhe qëllon shqiptarin, 54-vjeçari në gjendje të rëndë - Ja arsyeja!

Diaspora

Prokurori nxjerr armën dhe qëllon shqiptarin, 54-vjeçari në gjendje të rëndë - Ja arsyeja!

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 11:31
Portugali

Një 54 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitje në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në Valença, në argjendarinë “Cacho”, që ndodhet në Avenida Miguel Dantas.

Pesë persona kanë tentuar të grabisin argjendarinë, duke goditur në kokë edhe një prej dy vëllezërve, pronarë të saj.

Grupi i grabitëse ishte nën vëzhgimin e agjentëve të policisë të GNR, si dhe nga një prokuror, pasi dyshoheshin për ngjarje në Portugali e Spanjë.

Sapo kanë parë tentativën e grabitjes, policia dhe prokurori kanë ndërhyrë. Nga ana e policisë është hapur zjarr në ajër.

Njëri nga grabitësit ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë me armë në bark dhe në kyçin e dorës.

I plagosuri ka pësuar arrest kardio-respirator, të cilit i është përgjigjur vetë magjistrati me manovra reanimative. I plagosuri më pas përfundoi në spitalin “Viana do Castelo” tashmë me puls.

I plagosuri është identifikuar si një shtetas shqiptar 54 vjeç, me vizë qëndrimi në Maltë. Katër të tjerët janë shtetas marokenë dhe italianë. Policia portugeze konfirmoi se pesë të dyshuarit ishin të armatosur me armë zjarri në tentativën për të kryer grabitjen e argjendarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat