Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Itali, përfundon në pranga i riu shqiptar

Diaspora

Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Itali, përfundon në pranga i riu shqiptar

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një zbulim i lëndëve narkotike nga Komanda Provinciale e Guardia di Finanza të Vicenzas, gjatë një operacioni antidrogë të quajtur “Clean Crazy” ka sjellë arrestimin e një shtetasi shqiptar. Oficerët identifikuan dhe sekuestruan një fermë trekatëshe në Monte di Malo në Vicenza.

Vila ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.

Nëpërmjet shërbimeve, efektivët kanë vërejtur se si 28-vjeçari shqiptar shkonte në këtë vilë me furgon gjatë natës, ku në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe dhe pleh bimësh.

Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë. Hetuesit zbuluan tre kate të tëra të përdorura për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Në veçanti, ishin bërë modifikime të veçanta në mur për t’i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

I gjithë sistemi u zbulua se fuqizohej nga disa panele elektrike rudimentare dhe instalime elektrike pa as edhe masën më të vogël të sigurisë. Në fund të operacioneve, policia sekuestroi 103 bimë marijuanë në vazo – me peshë mbi 60 kg, pothuajse 30 kg marijuanë të tharë dhe 94 sytha, me një peshë totale të lëndës narkotike të barabartë me 90 kg, si dhe dy telefona inteligjentë në përdorim nga i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat