Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane, pasi akuzohet se merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave, në “Via Don Calabria”.
Mediat fqinje raportojnë se gjatë kontrollit, efektivët i gjetën të riut 7 doza hashash (16 gramë) dhe 200 euro.
Po kështu, në kontrollin e mëtejshëm në shtëpinë e tij në Pioltello, u sekuestruan 42 gramë hashash të ndarë në 18 doza, 42 gramë kokainë, një peshore, 300 euro dhe material paketimi.
Disa doza ishin të fshehura në mbështjellës karameleje. Gjithashtu, në një qese u gjetën 6 doza kokainë (3 gramë) dhe 19 gramë të tjera ende të papaketuara.
I riu shqiptar, emri i të cilit nuk u publikua, është mbyllur në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.