Njëvjetori i themelimit të LDK-së Dega Jugore Suedi, të arriturat, aktiviteti dhe puna e bërë brenda saj

Diaspora

Njëvjetori i themelimit të LDK-së Dega Jugore Suedi, të arriturat, aktiviteti dhe puna e bërë brenda saj

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i LDK-së Dega Jugore Suedi, prof. Isuf Bajraktari përshëndeti të pranishmit. U uroi mirëseardhje në njëvjetorin e parë. Njëvjetori filloi me himnin dardan të LDK-së, dhe me një minutë heshtje me rastin e e 21 vjetorit të vrasjes së dy policëve nga dora e zezë dhe tradhtare; Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, me 24 nëntor 2003. Ky përvjetor kishte një skenar e moderim të shkëlqyer ku kryetari i LDK-së Dega Jugore Suedi, prof. Isuf Bajraktari paraqiti një raport të punës njëvjeçare të suksesshme plot aktivitete të gjashtë nëndegëve dhe përkujtoj mbajtjen e kuvendit të X-të LDK-së Dega Jugore Suedi.

Nga dita e parë e themelimit të nëndegëve e degës, kemi patër reflektim të shkëlqyer në riorganizimin e strukturimin e nëndegëve dhe degës ku është parë një përkushtim për punën e vlerave të LDK-së, kjo ishte ajo e cila na ka bashkuar e sforcuar rreth kauzës së shtet ndërtimit e shtet formimit si udhërrëfyese e kësaj ishte dhe mbetet LDK-ja. E dinim dhe u jemi mirënjohës atyre që kishin vizionin guximin për ta themeluar një subjekt të qëndrueshëm në Evropën jugperëndimore me një vizion kombëtar nacional. Me strukturimin e radhëve të LDK-së u dëshmuam edhe një here se ishim jemi dhe mbetemi aktiv dhe ti tregojmë vlerat tona ndaj atdheut, vendlindjes për ta ruajtur bërthamën e shëndosh të mërgatës dhe kontributin e saj gjatë zhvillimeve historike të Republikës së Kosovës.

Shumë nga pjesëmarrësit evokuan të kaluarën e lavdishme të LDK-së, veprimtarinë saj të gjatë mbi 34 vjeçare punën dhe kontributin e saj. Iu dha mbështetje e fuqishme kryetarit të LDK-së prof. Dr: Lumir Abdixhiku dhe programit Rruga e Re. Gjatë punës një vjeçare Dega e LDK-së Sudia Jugore kishte mbi tetëdhjetë aktivitete takime, mbledhje vizita, kontakte me degët e nëndegët e tjera, dhe ka mbajtur dy akademi përkujtimore, për Presidentin Historik të Republikës së Kosovës e Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe akademi përkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i parë në rrethana lufte dhe komandant i shtabit suprem të Forcave të Armatosur të Republikës së Kosovës.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Po në këtë përvjetor pati edhe ardhje të reja në radhët e LDK-së të rijë qe sapo kan mbushur të tetëmbëdhjeta dhe ish aktivist e kontribute dhënës të LDK- në kohë. Nuk munguan as donatorët e rijë ku z.Skender Ramadani kontribuoi me 3000 korona suedeze dhe i riu Adolin Sopjani me 1000 korana suedeze, Adolini i ri do të jetë edhe fotografi i LDK-së Dega Jugore Suedi.

Nga njëvjetori i themelimit të LDK-së Dega Jugore Suedi, doli me këto konkluzione:

Në këtë përvjetor të parë, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega Jugore Suedi, ndan me krenari reflektimin mbi një vit të pasur me angazhime, aktivitete dhe suksese.

Ky vit ka qenë një dëshmi e përkushtimit të strukturave tona dhe mbështetjes së qytetarëve për vizionin tonë nacional.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjithçka që kemi arritur:

Organizimi i një sërë aktivitetesh dhe mbledhjesh që kanë fuqizuar rrjetin tonë organizativ dhe kanë konsoliduar lidhjet tona me mërgatën e me gjithë Kosovën. Udhëtime dhe takime të rëndësishme, për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbajtja e akademive për nder të personaliteteve të mëdha kombëtare, duke respektuar dhe promovuar vlerat tona nacionale dhe trashëgiminë tonë historike.

Mësimet dhe frymëzimi:

Ky vit ka qenë një mundësi për të reflektuar mbi rolin tonë historik dhe misionin për të ardhmen.

Përmes angazhimit tonë, kemi treguar se LDK-ja është gjithmonë në shërbim të kombit dhe të vlerave që ne përfaqësojnë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Shikimi drejt së ardhmes:

Me mbështetjen e anëtarëve dhe përkrahësve tanë, prioritetet tona për vitin e ardhshëm përfshijnë: Zgjerimin e përfshirjes së të rinjve dhe grave në aktivitetet tona. Thellimin e angazhimit për të nderuar personalitete të tjera të mëdha kombëtare përmes aktiviteteve edukative dhe akademike. Vijimin e angazhimeve për të forcuar demokracinë e komunikimit dhe veprimit tonë si me mërgatën këtu dhe zhvillimin demokracisë në Kosovës. Kryesia e LDK-së Dega Jugore Suedi, falënderon secilin prej jush për përkushtimin dhe përpjekjet e palodhura gjatë këtij viti. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të ndritur për Kosovën dhe për gjeneratat që vijnë.

Angazhimet për të Ardhmen

Pjesëmarrësit u zotuan të vazhdojnë me aktivitete që forcojnë identitetin dhe unitetin e komunitetit shqiptar në Suedi. U propozua organizimi i aktiviteteve më të shpeshta për të mbledhur shqiptarët rreth vlerave të përbashkëta.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Mesazhi për LDK-në në Kosovë

U përçua mesazhi i mbështetjes për qendrën e LDK-së dhe angazhimin për të përçuar zërin e mërgatës në politikën dhe zhvillimin e Kosovës. Një mbështetje e veçan iu dha kryetarit të LDK-së dhe kryeministrit në ardhje, prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe programit zhvillimor të LDK-së Rruga e Re.

Përfundim:

Takimi përfundoi me mesazhe bashkëpunimi dhe shprese për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në radhët e LDK-së dhe mërgatës. U zotuam se do ta bëjmë ma të mirën për ti ndihmuar mërgimtarët për ta regjistruar çdo qytetar që të japin kontributin e tij për të votuar ne zgjedhjet e ardhshme nacionale, më 9 shkurt 2025. Mirë u pafshim në suksese të përbashkëta, na prift e mbara. Bënu pjesë e NDRYSHIMIT# Me respekt dhe mirënjohje, Kryesia e LDK-së Dega Jugore Suedi, kryetar; prof. Isuf Bajraktari Helsingborg, me 24 nëntor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat