Mori leje nga burgu grek për gjashtë ditë, arratiset shqiptari i dënuar me 15 vjet

Diaspora

Mori leje nga burgu grek për gjashtë ditë, arratiset shqiptari i dënuar me 15 vjet

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një 35-vjecar shqiptar është shpallur në kërkim.

Ai po kërkohet intensivisht nga policia e Athinës, pas shkeljes së lejes së marrë nga burgu i Agios Stefanos duke mos u kthyer më.

Shqiptari mësohet se nuk është kthyer në burg pasi skadimit të lejes së rregullt 6 ditore që i ishte dhënë.

Ai ndodhet në burg që prej vitit 2019 pas një vendimi të Gjykatës Pesëanëtarësh të Apelit të Janinës, sipas të cilit është dënuar me 15 vjet e 6 muaj burg dhe 50 mijë euro gjobë për trafik droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat