Personi që shikoni në këtë foto është 46-vjeçari shqiptar, që vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë dhe plagosi djalin e saj, 29 vjeç.
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në fshatin Angelochori të Selanikut.
Mediat greke shkruajnë se çifti ka pasur një debat të ashpër, për të cilin arsyet nuk dihen.
Në debat e sipër, shqiptari ka marrë një thikë dhe ka qëlluar për vdekje partneren e tij.Në grindje ka ndërhyrë edhe djali i 60-vjeçares, me qëllim për t’i ndarë.
Fatkeqësisht, ai nuk ia doli dot që të mbrojë nënën e tij.
Nga plagët e marra, 60-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa burri u dërgua në burg. Çifti raportohet se ka jetuar në kushte të vështira ekonomike.