Vrau gruan me thikë dhe plagosi djalin e partneres në Selanik, ky është 46-vjeçari shqiptar

Diaspora

Vrau gruan me thikë dhe plagosi djalin e partneres në Selanik, ky është 46-vjeçari shqiptar

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 17:00
çifti

Personi që shikoni në këtë foto është 46-vjeçari shqiptar, që vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë dhe plagosi djalin e saj, 29 vjeç.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në fshatin Angelochori të Selanikut.

Mediat greke shkruajnë se çifti ka pasur një debat të ashpër, për të cilin arsyet nuk dihen.

Në debat e sipër, shqiptari ka marrë një thikë dhe ka qëlluar për vdekje partneren e tij.Në grindje ka ndërhyrë edhe djali i 60-vjeçares, me qëllim për t’i ndarë.

Fatkeqësisht, ai nuk ia doli dot që të mbrojë nënën e tij.

Nga plagët e marra, 60-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa burri u dërgua në burg. Çifti raportohet se ka jetuar në kushte të vështira ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat