Është zbardhur pas 7 vitesh vrasja e shqiptarit Edvin Sadiku, që dyshohet se ishte pjesë e klanit Cipriano të Bitontos.
Në prangat e policisë italiane ka rënë një 37-vjeçar CF. me origjinë nga Bitonto, i cili akuzohet se ekzekutoi 33-vjeçarin shqiptar, që u gjet i pajetë në fshatin Binetto në vitin 2017.
Sipas hetimeve, mbrëmjen e datës 3 shkurt 2017, rreth orës 19.00, viktima Edvin Sadiku kishte kryer një grabitje të armatosur së bashku me të dyshuarin.
Ata i kanë prerë rrugën një personi dhe e kanë detyruar të dalë nga makina, duke e goditur me tytën e armës.
Edvin Sadiku dhe autori i dyshuar u vrasjes së tij, kanë grabitur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja së bashku me dy makinat duke arritur në fshatin Binetto.
I arrestuar mësohet se ka qëlluar në befasi bashkëpunëtorin e tij. 37-vjeçari ka qëlluar me të paktën 12 plumba në drejtim të Edvin Sadikut, duke e goditur në qafë dhe kokë.
Vendimi për vrasjen e Edvin Sadikut është marrë nga kreu i organizatës kriminale Cipriano, 37-vjeçari i arrestuar, për të shmangur rrezikun se mund të bashkëpunonte me drejtësinë dhe gjithashtu të bënte deklarata për aktet e përgjakshme të kryera nga drejtuesit e grupit kriminal.