Majori i UÇK-së, Ramabaja: Zoti e bekoftë Rugovën, zoti ju bekoftë ju, z. Berisha

Diaspora

Majori i UÇK-së, Ramabaja: Zoti e bekoftë Rugovën, zoti ju bekoftë ju, z. Berisha

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 08:44
Foto nga vendngjarja

Shkruan nga Suedia ish-ushtaraku (Majori i UÇK) Nazif Ramabaja, krahu i djathtë i Tahir Zemës, dhe miku i Ibrahim Rugovës.

I nderuar doktor Berisha,

Është gjithmonë kënaqësi të dëgjojmë fjalimet, dashurinë dhe respektin tuaj për Kosovën dhe presidentin historik, arkitektin e pavarësisë së Kosovës, komandantin suprem të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kujtimi dhe fjalimi juaj i çmuar në Konferencën Shkencore – Jubilare: “Dr. Ibrahim Rugova dhe Shtetformimi në Kosovë” në sallën Consortium, për këtë gjeni të kombit shqiptar jo vetëm që ju bën nder, por dhe madhëson figurën emblematike shumë-dimensionale të Presidentit Rugova.

I nderuar dhe shumë i respektuar Dr. Sali Berisha,

Është kënaqësi të dëgjojmë fjalimin tuaj për Presidentin historik dhe arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, komandantin suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i tij për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike, në miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte dhe mbeti projekti më madhor i shekullit.

Kujtimi i juaj për këtë gjeni ju bën nder dhe madhëson figurën emblematike shumë-dimensionale të Presidentit Rugova.

Është më se i vërtetë konstatimi i juaj brilant për Presidentin Ibrahim Rugova, se pushka dhe penda, penda dhe pushka janë dy mjetet më kryesore të njeriut për të bërë historinë.

Dhe në rast se Skënderbeu e bëri me shpatë,

Ibrahim Rugova historinë dhe Kosovën e lirë e bëri me mendje, e bëri me penë.

Zoti e bekoftë Rugovën, Zoti ju bekoftë juve, Dr. Berisha, dhe miqtë tanë, në krye me SHBA-të.

Me sinqeritet dhe besnikëri të lartë.

Major Nazif Ramabaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat