I dënuar me 10 vjet burg, Shqipëria i dorëzon Turqisë 50-vjeçarin turk

Diaspora

I dënuar me 10 vjet burg, Shqipëria i dorëzon Turqisë 50-vjeçarin turk

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 15:57
Policia

Shqipëria i ka dorëzuar autoriteteve turke një 50-vjeçar.

Ai, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Stambollit me 10 vjet heqje lirie.

Policia e Shtetit njoftoi se është ekstraduar nga Shqipëria në Turqi shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç.

Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat