Dy histori suksesi, Luiza Duraku dhe Habibe Duraki: Gratë shqiptaret shkëlqejnë në politikën ndërkombëtare

Diaspora

Dy histori suksesi, Luiza Duraku dhe Habibe Duraki: Gratë shqiptaret shkëlqejnë në politikën ndërkombëtare

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 21:06
Luiza Duraku dhe Habibe Duraki

Luiza Duraku dhe Habibe Duraki janë dy gra shqiptare që kanë arritur të hyjnë në pozita të rëndësishme në administratat lokale të Belgjikës dhe Zvicrës, duke dëshmuar se përkushtimi dhe vizioni mund të sjellin ndryshime domethënëse për komunitetet që ato përfaqësojnë.

Luiza Duraku ka bërë betimin si nënkryetare (Échevine) në komunën e Anderlechtit në Belgjikë, një nga komunat më të mëdha të Brukselit. Përmes një postimi në Facebook, ajo ndau emocionet dhe angazhimet që e presin në këtë rol të ri.

Duraku do të drejtojë fusha të rëndësishme si mësimdhënia, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat, duke vendosur arsimin dhe kulturën në qendër të prioriteteve të saj. Në mesazhin e saj të parë për mbështetësit, ajo tha:

"Aftësitë e mia do të përfshijnë mësimdhënien, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat. Këto janë çështje të rëndësishme për fëmijët tanë. Jam e emocionuar për mundësinë që kam për të kontribuar në zhvillimin e arsimimit dhe kulturës në komunitetin tonë." Ky rol i jep mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e brezit të ri, duke u fokusuar në cilësinë e arsimit dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Nga ana tjetër, Habibe Duraki vazhdon të shkëlqejë si nënkryetare e komunës së Evere në Zvicër, ku ka fituar besimin e qytetarëve për herë të dytë radhazi. Me 753 vota, ajo ishte gruaja më e votuar në këtë komunë, duke dëshmuar respektin dhe mbështetjen e madhe që gëzon.

Duraki, e cila mban këtë post prej 6 vitesh, është e njohur për angazhimin dhe lidershipin e saj efektiv në zgjidhjen e çështjeve komunitare. Në një mesazh falënderimi për qytetarët, ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj politik:

"Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni mbështetur dhe falë jush jam këtu ku jam sot!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat