Ambasada e R.Shqipërisë në Athinë duhet të reagojë duke kërkuar nga autoritetet greke, përse u "ndalua" festa e shqiptarve në Athinë
ATHINË GR: Nga festimi ditës së flamurit 28 Nëntorit 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nëpër kryeqendrat e Europës për herë të parë këtë vit u festua edhe në mes të Athinës.
Por një incident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në mes të Athinës, ku policia greke ka ndërhyrë "forcërisht" për të larguar shqiptarë shqiptarët nga sheshi të mbledhur spontanisht për festat e 28 Nëntorin 112 - Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të paktën kështu bëhet e ditur nëpër rrjetet sociale nga Athina.
Nga ky festim në një insert të shpërndar në Tik&Tok, ështé edhe kjo video ku shikohen tre vajza të reja shqiptare të cilat me flamurin kuq e zi në krah, ne mes te Athines, janë bashkuar me bashkëatdhetarët e tyre duke festuar në mënyrën e tyre më paqësore 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë .
Ndërsa, shqiptarët po festonin në respekt me rregullat e qytetit, në një moment kulmi të gëzimit ndërhyjnë forcat e policisë të veshur me kasandra dhe helmetat e bardha, dhe shtyjnë shqiptarët, duke kërkuar që të largohen nga ky shesh.
Mirëpo, kur shqiptarët edhe pse u shtynë nga policët grek nuk pushuan së festuari, athere për sqarim futet komandati i policisë i cili kërkon me çdo kusht largimin e festuesve.
Dy vajza të reja shqiptare të indinjuara nga ky veprim i "papërgjegjéshëm" sipas tyre, i policisë greke, shikohen duke debatuar ashper me komandantin e policisë greke, deri sa në një moment ka edhe në përplasje fizike (shtytje)me policin grek, për të mos i larguar shqiptarët nga sheshi që të festojnë edhe ata me flamurin kuq e zi si të gjitha komunitet në Athinë.
Sipas komenteve në videon e shpërndar thuhet se Policia greke ka kerkuar largimin e shqiptarve nga sheshi në momentin që e pa se grupi i shqiptarve u rritë sponanisht dhe festimi ishte duke u bër madhështor.
Ky është momenti i filmuar kur policët e rrethojnë menjëher protestën me policë të ndërhyrjes së rasteve të dhunëshme në Athinë (a thua se do të kishte përleshje me policinë) duke intimiduar(frikësuar) me këtë rast shqiptarët që po festonin në mënyrë paqësore pa asnjë problem.
Komandanti shihet duke kërkuar nga manifestuesit shqiptar që ta lirojnë sheshin me arsyen se ata "nuk kan marr leje", për të festuar në këtë vend thonë komentuesit që kan dëgjuar debatin.
Shqiptarët thonë se ishte policia ajo që nxiti incidentin duke larguar shqiptarët që po festonin dhe ndaluar pjesëmarrjen e shqiptarëve në festën e flamurit kuq e zi në një nga sheshet e Athinës.
Komentet e shqiptareve po ashtu thonë se per te festuar te lire pavaresine e Shqipetise ne këtë shesh nuk u duhet leja .....kështu kanë vepruar edhe komunitetet e tjera në fetat e tyre dhe sidomos në gëzimet sportive në Athinë, pas ndeshjeve të skuadrave të huaja dhe vendase.
Mbasi këto janë rregulla të veçanta në të gjithë botën e lirë e demokratike, që festimet spontane dhe të veçanta nuk duan leje, por policia e çdo vendi në raste të tilla duhet të marr masat "emergjente"për mbarvajtjen dhe për të ruajtur qetësinë publike, të paktën kështu veprohet në çdo vend të botës dhe sidomos në vendin më demokratik të botës SHBA.
Ambasada e R.Shqipërisë në Athinë duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë nga autoritetet greke, përse u "ndalua" festë e shqiptarve në Athinë , duke i larguar shqiptarët nga Sheshi.