Gjendet i vdekur në burgun grek 37-vjeçari shqiptar, një i dënuari tjetër në gjendje të fikëti

Diaspora

Gjendet i vdekur në burgun grek 37-vjeçari shqiptar, një i dënuari tjetër në gjendje të fikëti

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 21:44
Ilustrim

Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek. 

Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.

Nga ana tjetër 38-vjeçari grek shkoi me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat