Dy shqiptarë u përleshën me njëri tjetrin në vendin e quajtur Platia Vathi në qendër të Athinës mbrëmjen e kësaj të marte.
Duket se ka qenë një pazar i prishur mes dy shqiptarëve, sherri i të cilëve degjeneroi në përleshje të dhunshme mes tyre.
Mësohet se autori 35 vjeç është arrestuar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa viktima 55 vjeç u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin helen pasditen e së martës.