Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, shqiptari 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm

Diaspora

Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, shqiptari 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 14:44
Kozma Papa

Kozma Papa, 22-vjeçari që jetonte jashtë Londrës, e ka kryer vrasjen e bashkatdhetarit të tij Bledi Petraj, 37 vjeç në 4 shkurt të këtij viti në zonën e Southgate-it në verilindje të Londrës pasi të dy, si vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur një përplasje fizike më herët në një kafene.

Por në procesin gjyqësor u mësua se 45 minuta më vonë të dy kishin shkuar në një zonë tjetër të Londrës, ku secili mbante thika të mëdha me vete.

Të dy, sipas prokurorit të çështjes, i drejtonin njëri-tjetrit, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe vrasësi, Kozma Papa e kapi thikën dhe me dy thika në duar, në kohën pasi viktima kishte rënë në tokë  e ka goditur 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën, i cili edhe pse u gjet i gjallë nga ambulanca nuk arriti t’i shpëtojë dot dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spital në pasditen e 4 shkurtit të këtij viti.

Për këtë krim Kozma Papa është dënuar me burgim të përjetshëm. Por Gjykata Qendrore në Londër kërkoj për Papën që të vuaj minimalisht 20 vjet heqje lirie.

Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.

Janë disa dhjetëra raste vrasjesh shqiptarësh ndër vite në Britani, për arsye që lidhen nga pazaret e prishura të drogës  e deri për motive të dobëta .Por hetuesit e Policisë Metropolitane në këtë rast nuk specifikojnë shkakun dhe motivin e vërtetë që çoi në përplasjen fizike që rezultojë me humbjen e jetës së 37-vjeçarit Bledi Petraj me banim në Londër.

Kryededektivi britanik Mathew Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat