Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci.
Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai punonte u shemb.
Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.
Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.