U vra në Athinë, zbulohet dokumenti i parlamentit grek ku përmendet Irakli Davella

Diaspora

U vra në Athinë, zbulohet dokumenti i parlamentit grek ku përmendet Irakli Davella

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Një shqiptar u vra këtë të diel nga një atentat në Athinë ndërsa një tjetër u plagos. Sulmi ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit e për rrjedhojë ka mbetur i plagosur Edi Lolo ndërsa Irakli Davella 47-vjeç ka humbur jetën.

Ndonëse ende nuk është zbardhur motivi i atentatit, nga policia greke mendohet që gjithçka të ketë qenë një “larje hesapesh”.

Emri i viktimës Irakli Davella përmendet në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash.

Image
Dokument

Ky i fundit rezulton të jetë një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.

47-vjeçari Irakli Davella nga Mesopotami i Finiqit, rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës në vitin 20006, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Ndërkohë bëhet me dije se i plagosur Edi Lolo disa ditë më parë kishte shkuar nga Dubai në Athinë, pasi e kishte ndërtuar jetën mes këtyre dy vendeve. Momentalisht ai ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat