Itali/ Goditi në kokë gruan, shqiptari arrestohet nën akuzën për tentativë vrasjeje

Diaspora

Itali/ Goditi në kokë gruan, shqiptari arrestohet nën akuzën për tentativë vrasjeje

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një episod dramatik është shënuar në Rimini të Italisë, ku një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar për tentativë vrasjeje.

Sipas mediave italiane, ai goditi bashkëshorten në kokë dhe këmbë sapo u kthye në shtëpi dhe ndërsa mbante në krahë vajzën 14 muajshe.

Pasi hyri në shtëpi, gruaja dyshohet se u godit vazhdimisht me një okllai, që i shkaktoi lëndime të konsiderueshme në kokë dhe këmbë.

Skena u përshkrua si shumë e dhunshme dhe shumë fqinjë raportuan se kishin dëgjuar britma që vinin nga brenda shtëpisë. Pas alarmit, efektivët kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke e gjetur gruan në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat