Falje e mundshme në fillim të mandatit të tij edhe për kryebashkiakun e Nju Jorkut, Erik Adams, duket se do te behët realitet me ardhjen, e Donlad Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dhe, ky realitet thuhet se vjen me 10 faljet e para të Presidentit Trump, pra ardhrdhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar 2025.
Dje, është bërë më se e qartë se presidenti i zgjedhur Donald Trump do të përdorte fuqinë e tij për të shpëtuar demokratin e profilit të lartë nga aktakuza.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha të hënën në një konferencë të gjerë shtypi se do të konsideronte faljen e kryetarit të bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, i cili po përballet me akuza federale për mashtrim dhe korrupsion.
"Po, do ta bëja," konsideroni faljen e Adams, u tha Trumpi, gazetarëve në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida, përpara se të thoshte se ai nuk ishte i njohur me specifikat e akuzave me të cilat përballet Adams.
Kryebashkiaku ka refuzuar të spekulojë për një falje të mundshme dhe tha se kjo temë nuk ka dalë në bisedat e tyre private, thotë shtypi amerikan.
"E vetmja gjë për të cilën kam folur me Trumpin, ka thënë Adams, është përmirësimi i qytetit - New York City qyteti që unë dua, është dhe qyteti që ai e do."
Shtypi permendi faktin se Adams akuzohet për pranimin e "favoreve" parave të biletave të shtrenjëta, të udhëtimve me avion, dhe përfitimeve të tjera luksoze gjatë këtyre udhëtimeve( over sea ) me vlerë 100,000 dollarë, së bashku me kontributet e paligjshme të fushatës së tij (2021) nga një zyrtar turk, dhe shtetas të tjerë të huaj që kërkonin të blenin ndikimin e tij. Shumë anëtarë të administratës së tij janë gjithashtu nën hetim, duke përfshirë Ingrid Lewis-Martin, këshilltare kryesore dhe ndihmëse së gjatë të kryebashkiakut Adams, e cila njoftoi të dielën se po jep dorëheqjen nga posti i saj.
Eric Adams, është kryetari i parë i bashkisë së Nju Jorkut, në detyrë, që është paditur për akuza penale federale. Ai po përballet për marrje ryshfeti, konspiracion dhe akuza të tjera.
Megjithatë, kryebashkiaku demokrat simbas shtypit ka njëfarë mbështetjeje nga presidenti i sapozgjedhur Trump. Në të njëjtën kohë që ish-presidenti Trump në gjykatën federale në New York, u përball me akuzat e tij nga Departamenti i Drejtësisë dhe kritikoi zëshëm DOJ, duke i akuzuar ata se vepronin sipas urdhrave të administratës Biden.
Mirëpo, pasi u deklarua i pafajshëm, në seancën e hapjes së gjyqit ndaj tij, kryebashkiaku Eric Adams, po i bën tani “jehonë" këtyre çfarë ka thënë Trumpi, duke thënë se aktakuza e tij vjen pasi ai kritikoi Shtëpinë e Bardhë, për trajtimin e krizës së emigrantëve në qytetin e Nju Jorkut, e cila është njëjtë sikur bëri gjatë fushatës Trumpi, thonë analistët amerikan.
“Kryetari Adams është trajtuar shumë keq. E dini, kur ai tha se e gjithë kjo që po bëhet me migrantët që vijnë në Nju Jork, dhe kjo thjesht nuk është e qëndrueshme për NYC. E tha shumë bukur atë që kisha thënë edhe unë. Unë e dija mirë, se ai do të paditet nga këta të çmendur. Dhe ja që një vit më vonë ai u padit”, tha Trump.
Trumpi dhe Adams u takuan dy javë pas zgjedhjes së tij, “rastësisht" dhe u tha se folën për rreth 20 sekonda në evenimentin Ultimate Fighting Championship në Madison Square Garden – nga një video që u shpërnda nga aleati i Trump-it, Sage Steele.
Videoja e tregon e Sage Steele, tregonte se si Adams që i afrohet ulëses së Trumpit, në afërsi të ringut ne MSG dhe bisedon me presidentin e zgjedhur – megjithëse biseda e tyre nuk mund të dëgjohet në regjistrim. CEO i UFC-së, por shihen qartë se kush ishin për rreth Trumpit, Dana White, duke përfshirë Elon Musk, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe ish-kongresistin Tulsi Gabbard,.
Një zëdhënës i kryebashkiakut i kishte thënë më parë Politico se ata diskutuan se si ngjarje si ndeshja ne MSG i dhanë dobi ekonomisë turistike të qytetit.