Autorë të 14 grabitjesh në Greqi, arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë

Diaspora

Autorë të 14 grabitjesh në Greqi, arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Dy shqiptarë që vidhnin banesa në periferinë veriore të Athinës janë vënë në pranga nga policia greke. 

Siç rezultoi nga hetimi afatgjatë i policisë, dy shqiptarët, të moshës 29 dhe 52 vjeç, operonin të paktën që prej muajit shtator.

Zakonisht “trokisnin” në mëngjes dhe pasdite. Ata kanë marrë me qira automjete dhe kanë thyer dyert qendrore të shtëpive kryesisht duke përdorur çelësa “passepartout”.

Të dyshuarit zgjodhën të spiunonin shtëpitë që kishin synuar, duke lëvizur kryesisht në këmbë, duke shpërndarë fletëpalosje reklamuese, për të mos ngjallur dyshime te banorët. Më pas, i kanë rënë zileve për të konstatuar nëse kanë munguar banorët, ndërsa kanë kryer vjedhje në pallatet fqinje si dhe në banesa të ndryshme të së njëjtit pallat.

Për të vështirësuar identifikimin e tyre, ata përdorën një sërë mjetesh “biznesi” të marra me qira. Madje, ndër të tjera kanë hequr edhe çelësa nga pjesa e brendshme e shtëpive, për të krijuar një “bazë” që do të lehtësonte thyerjen e dyerve në të ardhmen. Ata përdorën një aplikacion të koduar mesazhesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, në fund të shtatorit, viktimë e këtyre hajdutëve kishte rënë edhe një punonjës policie. Konkretisht, pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij në Halandri, kanë kontrolluar të gjitha ambientet dhe kanë marrë bizhuteritë që kanë gjetur, si dhe armën e shërbimit.

Në total janë zbuluar 14 raste vjedhjesh në shtëpi në Holargo, Papagou, Neo Psihiko, Agia Paraskevi, Halandri dhe Ampelokipi, ndërkohë që përfitimi financiar total nga aktiviteti i tyre kriminal e kalon shumën monetare prej 195 mijë euro.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, ndër të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar 58 mijë e 150 euro 8 mijë e 550 dollarë, shumëllojshmëri bizhuterish, ora, syze dielli dhe çanta, shumë mjete dhe çelësa hajdutësh, pistoletë ajrore, 2 thika, veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe telefona celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat