Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega IV Bavari, së bashku me stafin e saj nënkryetarët; Gazmend Dashi, Ramadan Rrahmani, Blerim Cakiqi si dhe veprimtarët tjerë, Bashkim Halilaj e Shemsi Haziri, sot në 35 vjetorin e formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës vizituan Osman Ferizin ish Kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, kryetar nderi i Shoqatës Kulturore „Sali Çekaj“ në Gjermani, bashkëveprimtar i Sali Çekaj që nga orët e para, njëherësh edhe pjesëtar i grupit të dytë që u derguan për stërvitje ushtarake nga Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, në Surrel të Shqipërisë, për t'i ndarë mirënjohje nderi për veprimtarinë e tij gjatë këtyre tri dekadave e gjysmë.
Zonja Musliu e falenderoi nga zemra zotin Ferizi duke i shprehur respektin për bashkëpunim të mëtejmë drejt realizimit të aspiratave shtetformuese të Lidhjes Demokratike, e në anën tjetër zoti Ferizi u shpreh falënderues për këtë mirënjohje dhe i gatshëm gjithherë në mënyrën më të mirë për të avancuar dhe praktikuar planprogramin e përgatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të gjitha Digasteret për qeverisjen në ardhje nga radhët e LDK-së.