Si e humbi kontrollin avioni i linjës Oslo-Amsterdam në ajër! Shqiptarja jep detajet

Diaspora

Si e humbi kontrollin avioni i linjës Oslo-Amsterdam në ajër! Shqiptarja jep detajet

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një ngjarje e cila ka shkaktuar panik dhe shok tek disa pasagjerë në avionin e linjës Oslo-Amsterdam duket se fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime në njerëz duke u paraprirë kështu një ngjarje e rëndë.

Pjesë e bordit të aeroplanit ishte dhe shqiptarja Ornela Ademi, këshilluese shkencore në Agjencinë Europiane të Barnave e cila ka folur në Euronews Albania mbi përjetimet që shkaktoi tek ajo dhe gjithë pasagjerët lëkundjet e shumta të aeroplanit deri në uljen emergjente të tij.

“Në të gjithë që ishim në aeroplan gëzojmë shëndet të plotë por njerëzit kanë mbetur të frikësuar dhe kanë përjetuar panik teksa është ulur aeroplani pasi tronditjet janë ndjerë shumë.

Nisja ishte nga Oslo teksa gjatë fluturimit jemi njoftuar për një ulje emergjente për shkak të disa problemeve hidraulike dhe rrotat e aeroplanit kishin një difekt. Në atë moment shikuam që po del tym nga aeroplani. Gjatë uljes emergjente, piloti humbi kontrollin dhe përfunduam jashtë pistë së aeroportit më të afërt në Oslo. Ambulancat dhe zjarrfikësja po na prisnin aty në rast se do ndodhte diçka për të na ndihmuar, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi përveçse panikut dhe shokut”, tha Ademi.

Ndër të tjera, Ornela shprehet pas ngjarjes të gjithë njerëzit që ishin në bord, janë akomoduar në një hotel në Oslo, duke uruar që nisja për në Amsterdam, të vijojë normalisht dhe pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat