Qëlloi 3 herë me armë zjarri shqiptarin, 39-vjeçari përfundon në qeli

Diaspora

Qëlloi 3 herë me armë zjarri shqiptarin, 39-vjeçari përfundon në qeli

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 19:29
Policia

Një 39-vjeçar, i identifikuar si T.P, i cili ditët e fundit qëlloi tre herë me armë zjarri në drejtim të një shqiptari, duke e plagosur rëndë, ka përfunduar në qeli.

Gjykata e Kozencës caktoi ndaj 39-vjeçarit masën e arrestit me burg, ndërsa në seancën e caktimit të masës së sigurisë autori i dyshuar pranoi përgjegjësitë e tij.

I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Kozencës, më pas u transferua në spitalin e Catanzaro ku iu nënshtrua një operacioni. Gjendja e pacientit mbetet e rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët po hetojnë rastin dhe nga hetimet paraprake, si dhe falë kamerave të vëzhgimit, janë zbardhur detaje mbi ngjarjen.

Debati i lindur për arsye banale, u agravua, ndërsa shtetasi shqiptar shfaqet me një shishe në dorë në tentativë për të sulmuar 39-vjeçarin, i cili për t’u mbrojtur e qëlloi 3 herë me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat