Të dënuar për vrasje e grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

Diaspora

Të dënuar për vrasje e grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

Më: 3 janar 2025 Në ora: 11:03
Policia

Dy 41-vjecarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias në Greqi. Arratisja e tyre është evidetuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.

Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr.

Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar, për shkak të sjelljes së mirë.

Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat