Qyteti amerikan Waterbury në Connecticut , kur vdiq ai mbajti zi për vdekjen e shqiptarit Zeqir Berisha, i njohur si “Ziggy the Flagman”.
Megjithse, kanë kaluar gjashtë vjet që ai nuk është më në mesin tonë, por ai është i vetmi shqiptar në historinë shekullore të diasporës, që më shumë u njohë dhe u nderua nga amerikanët se sa shqiptarët.
Ka shumë njerëz në Amerikë, dhe sidomos emigratët duhen të bejnë një gjë të madhe që të, të njohin, të nderojnë, dhe madje të promovojnë në shtypin amerikan, vizivë dhe atë të shkruar.
Dhe, këtë e ka arritur vetëm Zeqir Berisha, i lindur në Kosovë dhe larguar nga Kosova, kur ajo ishte nën sundimin sllavo/komunist. Zeqa, si e therrisnin në Kosovë, u largua për në Shtetet e Bashkuara disa dekada më parë.
Ishte një protestë për Kosovën, në qershor 1988, para OKB-së, sheshin e njohur Dag Hammarskjöld Plaza, dhe në mesin e qindra shqiptarve, dy veta më bën përshtypje dhe më tërhoqën vëmendjen, ndërsa po ndiqja për gazetën bota sot, duke raportuar drejtpërsëdrejti nga vend/ngjarja.
Ishte Tahir Curran Kerrnaja, ose si e njohën shqiptarët e Amerikës, “Bab’ Tahiri i Kosovës, nacionalisti e patrioti, që nuk harrohet asnjëherë në mesin e shqiptarve të Amerikës, i cili me një çantë në krahë shpërndate fletushkat kundër Jugosllavisë dhe jugosllavistve, dhe, Zeqir "Ziggy" Berisha, një ikonë nga Waterbury (CT), i cili po ndate shpirtin e patriotizmit amerikan, i veshur me një palë "kombinoshe" të stampuara me flamurin amerikan nga këmbët e deri te koka, duke valvitur një flamur të madh amerikan(shihni : fotografine e bërë atë ditë 20 qershor 1998 (B.S,).
Shqiptari nga Kosova Zeqir "Ziggy" Berisha, ishte modeli i patriotit shqiptar në Amerikë
Për shqiptarin nga Kosova, Zeqir "Ziggy" Berisha, ka shkruar shumë shtypi amerikan, por shumë pak dhe për të mos thënë hiç fare shtypi shqiptarë. Mbasi, ai jo vetëm në çdo veprimtari u dallua me flamurin amerikan, por, Zeqir Berisha, si e ka emrin e vertet për më shumë se pesë dekada në SHBA, pothuajse nuk la demostrat kundra sllavo komunizmit pa dalë në New York, dhe Washington, me flamurin tonë kombëtar kuq e zi - pa yllin e komunizmit, dhe atë flamurin amerikan që e mbante kudo.
Gazeta “The Republican-American”, e qytetit ku ai jetojë, shkruajti kur vdiq "Ziggy", se ai ishte një njeri që tregonte vetëm të vërteta të thjeshta pa lustrime rreth tmerreve, që kishte parë në të kaluarën e tij në Kosovë, gjatë sundimit sllavo – komunist, dhe tani në liri ai shprehte kudo që demostronte simbolet kombëtare amerikane dashurinë e madhe për Amerikën.
Zeqir Berisha, i njohur më së mirë në qytetin Waterbury si “Ziggy”, ka qenë i pranishëm në çdo festim në këtë qytet për të nderuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti JoeGeary, drejtor për operacionet në qytetin e Waterbury, duke shtuar se “ Ai ishte si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëmin Amerikan”.
Po sipas “The Republican-American”, Zeqir "Ziggy" Berisha, ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të luftës kundra terrorizmit në Irak dhe Afganistan në kohën e administratës së Presidentit Bush, dhe përkrahjes dhe mbështetjes amerikane për Kosovën. “Këtë vend e ka parë Zoti – është vend i bekuar” therriste ai më të madhe, në mes të turmave së protestuseve, një dekadë më parë(bëhet fjalë pas 9/11), të cilët, kish dalë të mbeshtetnin athëhere presidentin Bush kur SHBA, sulmuan Irakun dhe rrëzuan Sadam Huseinin.
“Çdo të mirë e kam parë nga ky vend – unë dhe gruaja ime “, thërriste ai ndërsa gazetarët i ndiqnin veprimet e tija në atë protestë. Ai u tregonte gazetarve se kur ishte nën “Ish Jugosllavi” e cila nuk egzistone më, pasi ajo u shkërmoq, atij çdo gjë i ishte mohuar, dhe se ka jetuar nën frikën dhe presekucionin policor, vetëm e vetëm se ai ishte shqiptarë. Çka dhe e detyrojë atë dhe familjen e tij të emigrojë – vjet më parë, në SHBA-së.
Djali i tij, Aliu i ka thënë News8, kur i vdiq babai i tij, se çfarë rëndësie kishte për Ziggyn që të valonte flamurin dhe të tregonte dashurinë e tij për Amerikën.
“Kur e kapte shtizën e flamurit amerikan, e bënte të ndihet i fortë”, tha Aliu. “Ai ndihej më mirë mentalisht, psikologjikisht, emocionalisht kur vishej si flamuri i SHBA, dhe mbante flamurin amerikan”.
Kryetari i Bashkisë së Waterbury Neil O’Leary, në vdekjen e tij lëshoi një deklaratë për “Ziggy The Flagman”, ku thoshte:
“Sot ne mbajmë zi për humbjen e Zeqir “Ziggy the Flagman” Berisha. Ziggy do të kujtohet përgjithmonë si një patriot i zjarrtë dhe një punonjës i përhershëm i komunitetit të Waterbury. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e Ziggy-t gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Nuk ishte e pazakontë të shihje një furgon të veçantë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu nëpër rrugët e Waterbury. Për vite të tëra, “Ziggy the Flagman” e ngaste atë, duke treguar dashurinë e tij për vendin e tij ku jetonte.
Ai shpesh dilte me furgonin e tij dhe valonte flamurin amerikan gjersa të tjerët e shikonin me habi. Bëhet fjalë për shqiptarin nga Sllova e Kosovës, Zeqir Berisha, i njohur me nofkën “Ziggy Flagman” në vendin e tij.
Ziggy ishte një ikonë në Waterbury, i cili ndate shpirtin e patriotizmit në të gjithë qytetin dhe ishte i dashur për të gjithë.
“Ai ishte një ikonë e Waterbury dhe një person që është respektuar nga fëmijët dhe veteranët amerikan”, tha një aktivis i qytetit Waterbury.
Trupat amerikane shpesh i dërguan letra vlerësimi atij. Njejtë bënin edhe fëmijët në shkolla, ai u fliste atyre për rëndësinë e flamurit amerikan, tha televizioni i qytetit TVNews8.
Ziggy me patriotizmin e tij energjik dhe dashurinë për liri e demostroi ate në çdo rrugë e shesh të qytetit ku jetonte, por edhe ne Uashington e Nju Jork, nëpër rrugë e sheshe , nëpër parqe, ne çdo ngjarje të rëndësishme kombëtare Amerikane në të gjithë Waterburyn.
Kur dilite Ziggy i veshur me ngjyrat e flamurit amerikan, duke valvitur një flamur të madh amerikan të gjithë fëmijët e qytetit dhe banorët e lagjes i ngjiteshin nga pas duke demostruar patriotizëm të flakët nëpër rrugët e qytetit të Wareburyt - duke thirrur me të madhe “USA! USA! - God Bless America!”, shkruanin gazetat dhe televizionet që shfaqnin atmosferen patriotike qe krijonte vetem ai.
Fëmijët e shkollave të qytetit - ditën që ai vdiq, dhe deri sa e përcollën për ne varrim derdhen lot, u luten dhe ndezën qirinjë , dhe vendosën lule si dhe lanë shënimie të shumta, pranë automjetit të punës së tij - i cili qëndronte i parkuar para shtëpisë mortore.
Ndersa, veteranët e luftës thanë se Ziggy do të kujtohet me dashuri dhe respekt për dashurinë e respektin e tij që tregojë gjithmon për veteranët, e “Tokës së Bekuar”, si i quante ai Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajtën gazetat e qytetit dhe televizionet lokale të Waterburyt.
Mirëpo, tani ai do të kujtohet gjatë po ashtu edhe nga shqiptarët e Amerikës, komuniteti shqiptar që e njohu kontributin e tij kombetar, sidomos ai i diasporës së vjetër, por edhe i dy a tre dekadave të fundit, qe u lidhen me Zeqir Berishen per çeshtjen e Kosovës, lirinë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre, shërbimin dhe kontributin e tij në komunitin shqiptar kur dilte ai me flamurin kuq e zi që e mbante te pa e ndarë nga flamuri Amerikan.