83 mijë euro për Q.A.K. P. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë

Diaspora

83 mijë euro për Q.A.K. P. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë

Nga: Beqir Sina Më: 7 janar 2025 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Dje, Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “ Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, ka marrë një donacion prej 83 mijë Є, nga një grup bashkatdhetarësh të mbledhur në restorantin CIAO në Wsetcheter - New York.

Burime nga ky takim për rritjen e fondeve financiare, i thanë Bota sot, se ka qenë një grup donatorësh, veprimtarë, biznesmenë dhe filantropë shqiptarë nga Nju Jorku, me rrethinat e tij, që nën kujdesin e veprimtarit Anton Raja, mbajti fushatën për rritjen e fondeve financiare, për rinovimin e dritateve të   Q.A.K.P. "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë.

Në krye të donatorve me shuma të mëdha, qëndruan veprimtari i njohur Harry Bajraktari dhe filantropi Richard Lukaj, tha Raja, duke falënderuar ngrohtësisht çdo njërin prej atyre që dhanë donacione.

Me një video-call donatorët i ka falënderuar, duke i bekuar për donacionet nga Q.A.K. P. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, Dom Roberti.

Në kuadër të kësaj shkolle ekzistojnë katër degë, bazuar në këto drejtime:  ekonomi (administrim-biznesi, banka dhe financa, kontabilitet dhe financa), teknike (teknologji Informative), dizajn grafik, bujqësi (hortikulturë dhe agrobiznes),

Në këtë shkollë nxënësit vijojnë mësimin që nga klasa e 10-të deri në nivelin e lartë arsimimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat