Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm. Sipas mediave vendase, një 31-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Të dyja motrat u rrëzuan nga kati i katërt i banesës. Policia po vijon hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur dhe janë duke u shqyrtuar të gjitha hipotezat.
Dritarja e brendshme nga e cila ato ranë është e vogël, një detaj që mund të çojë në hipotezën e një vetëvrasjeje.
Sipas Rai News, njëra nga motrat mund të jetë hedhur qëllimisht, ndërsa tjetra ka tentuar ta shpëtojë, por janë rrëzuar të dyja.