Ngjarje e rëndë në Itali, dy motrat shqiptare bien nga kati i katërt, vdes 31-vjeçarja! Tjetra në gjendje të rëndë

Diaspora

Ngjarje e rëndë në Itali, dy motrat shqiptare bien nga kati i katërt, vdes 31-vjeçarja! Tjetra në gjendje të rëndë

Më: 7 janar 2025 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm. Sipas mediave vendase, një 31-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Të dyja motrat u rrëzuan nga kati i katërt i banesës. Policia po vijon hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur dhe janë duke u shqyrtuar të gjitha hipotezat.

Dritarja e brendshme nga e cila ato ranë është e vogël, një detaj që mund të çojë në hipotezën e një vetëvrasjeje.

Sipas Rai News, njëra nga motrat mund të jetë hedhur qëllimisht, ndërsa tjetra ka tentuar ta shpëtojë, por janë rrëzuar të dyja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat