Memli Krasniqi fton diasporën të votojë përmes postës

Diaspora

Memli Krasniqi fton diasporën të votojë përmes postës

Më: 10 janar 2025 Në ora: 10:26
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videomesazhi i u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve  në diasporë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke dërguar votën e tyre përmes postës.

“E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj!”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi theksoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë deri më 8 shkurt 2025.

“Vota juaj është dashuri për vendlindjen. Bëjeni sot – sepse e ardhmja fillon me ju, tani!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat